Deputeti i partisë “Mundësia” ka dalë në mbrojtje të 27 vjeçarit pogradecar Kevin Muçllari, i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia për shkak të një konflikti të ndodhur në ambientet e këshillit bashkiak të Pogradecit

Për deputetin Kapri, 27 vjeçari është modeli i duhur i të riut që kërkon të mbrojë të drejtat e komunitetit ku jeton ndërkohë nga ana tjetër nuk ka kursyer kritikat ndaj këshillit bashkiak dhe policisë

U nisa nga Tiranë për të inkurajuar Kevin Muçllarin nga Pogradeci, për aktin e tij qytetar që bëri në këshillin bashkiak dhe mënyre aspak njerëzore u arrestua dhe ka një akuzë të fabrikuar se bëri detyrën e qytetarit. Sot gjithë shqiptarët duhet të ishin krenarë si një djalë qytetar, një student i 10 në shkencat politike ngrihet pro banorëve të vet, shkon në mbledhje, në vend të inkurajohet, arrestohet, mbahet në burg dhe pa patur mundësi për ta takuar. Unë uroj që nesër çdo gjyqtar që ka çështjen e tij të japë drejtësi e ta lërë të lirë sepse kemi shkelje të të drejtave të njeriu. Imagjinoni qe një I ri merr guximin të protestojë e ngrejë zërin, jetojmë në një vend demokratik me letra dhe montohen akuza të paqëna. Muçllari duhet përgëzuar për aktin sepse ky është modeli që inkurajojmë për të protestuar e jo rrinë gojë kyçur, madje ky është akt korruptiv që bashkia kërkon të tjetërsojë ate tokë”, tha Kapri.

Pasditen e sotme deputeti Kapri ka kërkuar të marrë një takim me 27 vjeçari Kevin Muçllarin por nuk është lejuar në kushtet kur ka patur kontakte me prokurorin e çështjes, avokatin dhe drejtorin e policisë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kam marrë kontakt me avokatin e popullit, gjithashtu si deputet do i kërkoj AMP të hetoje rastin sepse kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriu se proteston. Absurd I një vendi që kërkon të jetë në BE, arrestohet. Është mesazh politik për t’u thënë banorëve të Çërravës se kushdo që ngre zërin do ketë fatin e tij.

Mu shpjegua qe është ne paraburgim, deri nesër nuk e takoj dot. Pata kontakt me avokatin, drejtorin e policisë, bëra çmos thjesht ta përshëndes por uroj që neser të vendoset drejtësi, I bëj thirrje organizatave të dalin në mbrojtje të tij. Arrestimi i tij është shkelje e të drejtave të njeriut në Shqipëri”, tha Kapri.

Ditën e nesërme 27 vjeçari Kevin Muçllari do të njihet në seancën gjyqësore për masën e sigurisë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";