Shkodra e Shkupit, 16-vjeçarja e dy UÇK-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Linda Karadaku

Shkodrane Dardhishta, nga Kumanova, është një grua e fortë, që ka qenë gati të japë jetën për Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët kudo që janë.

Zyrtare e lartë në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Shkodra ka qenë ushtare në frontin e Koshares, në Kosovë, nën komandën e Ramush Haradinajt, në zonën e Dukagjinit, kur ishte vetëm 16 vjeç, nxënëse në shkollën e mesme.

Baba i tha komandantit, e kam pru djalin (se djalë më ka thënë gjithmonë, djali im), për t’i shërbyer ushtrisë, për në front në Kosovë, nuk është kjo për të ndenjur në Shqipëri, kërkonin nga unë që të jem police ushtarake bashkë me ato shoqet e mija” rrëfeu ajo.

Advertisement

Por Shkodra shkoi në front, në Koshare. Edhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, është përsëri në uniformë, këtë herë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me në krye Ali Ahmetin, mik i familjes së saj. Shkodra thekson se lufta në të gjitha rastet, ka qenë kundër pushtuesit dhe regjimit që shkelte shqiptarët.

Probleme me popullatën civile maqedonase apo serbe nuk kemi pasur. Nuk kemi pasur asnjëherë problem.

Ne kemi pasur problem me okupatorin, me regjimin i cili ka shkelur aq sa ka mundur, në mënyrat më çnjerëzore popullatën tonë, dinjitetin tonë, krenarinë tonë.

Luftën ne e fituam me aparaturën shtetërore, jo me popullatën e thjeshtë civile” tregoi Shkodrane Dardhishta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy