Shoferja e “Benzit” bën parakalim të gabuar, shmang përplasjen “kokë më kokë” dhe hedh “Toyota-n” në kanal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoferja e “Benzit” bën parakalim të gabuar, shmang përplasjen “kokë më kokë” dhe hedh “Toyota-n” në kanal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal.

Një automjet tip “Benz” ka parakaluar dy automjete ndërsa ka ndeshur përballë me një mjet tjetër.

Për të shmangur përplasjen “kokë më kokë”, ka goditur mjetin tip “Toyota” dhe e ka hedhur në kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti jan dëmtuar katër mjete, ndërsa është dëmtuar edhe drejtuesja e mjetit tip “Toyota”.

Advertisement

Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, pas hetimeve paraprake konstatoi se drejtuesja e mjetit tip “Benz” ka kryer parakalim të gabuar.

Shoferja e lënduar është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy