Shpopullimi i vendit/ Tabaku: Tkurrja më e madhe që nga Lufta e II Botërore, emigrimi ka varfëruar Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpopullimi i vendit/ Tabaku: Tkurrja më e madhe që nga Lufta e II Botërore, emigrimi ka varfëruar Shqipërinë

Shpopullimi i vendit, kryesisht nga moshat e reja, është faktori kryesor i varfërimit të Shqipërisë.

 

Kështu ka deklaruar deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 dhe kjo sipas saj është rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore.

 

Advertisement

Tabaku shton se sot sfida më e madhe është frenimi i emigracionit dhe lufta kundër korrupsionit.

 

Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore dhe fatkeqsisht sot po largohen të rinjtë dhe farca aktive e punës.

 

Advertisement

7.% e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzaknshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim.

 

Varfërimi Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit ng arinia dhe nga plkaja e shpejtë.

 

Advertisement

Shifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të ccdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin.

 

Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social.

 

Advertisement

Ilacci për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurenca dhe meritokracia.

 

Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë.

 

Advertisement

Sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb cdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka poliitka është emigracioni!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy