Shqipëri-Iran tension në rritje, strehimi i muxhahidinëve përkeqësoi marrëdhëniet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëri-Iran tension në rritje, strehimi i muxhahidinëve përkeqësoi marrëdhëniet

Irani është shteti I parë që Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike në 3 dekadat e fundit. Gjate diktatures komuniste një vendim I tillë është marrë vetëm ndaj Shteteve te Bashkuara në vitin 1946 dhe më vonë ndaj Bashkimit Sovjetik.

Irani ka hapur për herë të parë ambasadë në Tiranë në vitin 1990, por Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë ambasadë në Teheran dhe Iranin e ka mbuluar ambasada jonë në Turqi.

Advertisement

Përgjatë 30 viteve marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, shton Vizion Plus, nuk kanë qenë asnjëherë të larta por ato u perkeqesuan gjate mandatit të dytë të qeverisë Berisha kur Shqipëria vendosi te strehoje  210 anëtarë të opozites iraniane, të njohur si muxhahedine e qe ndodheshin ne një kamp në Irak.

Sipas njoftimit të qeverisë Berisha ne ate kohe, vendimi për strehimin e refugjatëve iranianë, ishte finalizimi i një premtimi dhe angazhimi që Tirana kishte marrë që gjatë vizitës së ish sekretares amerikane Hillary Klinton në Shqipëri ne vitin 2012.

Advertisement

E njejta linje, nenvizion Vizion Plus, u ndoq edhe nga qeveria rama e cila ne vitin 2016 pranoi te strehoje te gjithe muxhahidinet qe ndodheshin ne Irak.

Rreshtimi I Shqiperise ne krah te Shteteve te Bashkuara dhe strehimi I muxhahidineve coi qe marredheniet mes dy vendeve te ishin pothuaj inekzistente.

Advertisement

Ndër të paktat vizita të nivelit të lartë në Teheran ka qenë ajo e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati në vitin 2017 (15 janar).

Por perplasjet kane qene te vazhdueshme dhe ne 2018 Shqiperia deboi dy diplomate iraniane, te cilet dyshoheshin se ishin perfshire ne veprimtari qe cenonin sigurine kombetare.

Advertisement

Ne jo pak raste reagimi I Teheranit kunder Shqiperise ka qene I ashper dhe ne fillimin e vitit 2020, në kulmin e tensioneve mes SHBA dhe Iranit, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Suljemani, lideri Iranian Ajatollah Ali Khamenei artikuloi akuza te forta ndaj Shqiperise.

Edhe pse nuk e permendi emrin e vendit tone, Khamenei  foli per “një vend shumë te vogël por te djallëzuar europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë .

Advertisement

AJATOLLAH ALI KHAMENEI

“Është një vend shumë I vogël por i djallëzuar europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë

Advertisement

Pak javë më parë për shkak te paralajmërimeve nga SHBA për nje sulm te mundshem terrorist , muxhahidinet e vendosur ne Manez shtyne samitin qe ishte parashikuar te mbahej ne 23 korrik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy