Shqipëria bëhet anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria bëhet anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane

Shqipëria iu bashkua të premten Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, çka do ta ndihmojë shtetin e Ballkanit Perëndimor të përballet më mirë me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore.

 

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën të premten në Tiranë, marrëveshjen për anëtarësim në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

 

Advertisement

Kërkesa për anëtarësim u dorëzua nga kryeministri Edi Rama në qershor të këtij viti. Pas firmosjes së marrëveshjes, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, vlerësoi në konferencën e përbashkët me Komisionerin Evropian Z. Lenarçiç, mbështetjen që Mekanizimi Evropian i Mbrojtjes Civile i ka dhënë Shqipërisë.

 

“Mekanizmi Evropian ka qenë pranë nesh në ditë të vështira të Emergjencave Civile, fatkeqësive natyrore, të cilat kulmuan në nëntor të vitit 2019, me tërmetin dramatik që pësoi Shqipëria. Por, sot ne jemi anëtarë të këtij mekanizmi, që do të thotë se ne sot marrim pjesë jo thjesht si përfitues, por marrim pjesë edhe si kontributorë në tryezat ku përgatiten politikat, masat, aktet e Mbrojtjes Civile për të gjithë hapësirën e Ballkanit, e BE-së”, u shpreh ministri Peleshi.

 

Advertisement

Shqipëria ka pasur në të kaluarën vështirësi në përballimin e fatkeqësive natyrore, përfshirë zjarret dhe tërmetet. Ekipet e Mbrojtjes Civile të BE-së e kishin ndihmuar vendin pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019 dhe zjarreve gjatë tre viteve të fundit.

 

Si një anëtare e plotë, Shqipëria do të jetë në gjendje të përdorë ekspertizën, mjetet dhe burimet e sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive të BE-së për të përballuar më mirë emergjencat dhe për të ofruar ndihmë për vendet e tjera në nevojë.

 

Advertisement

“Duke punuar së bashku, ne mund të përmirësojmë ndjeshëm gatishmërinë tonë emergjente dhe të ndërtojmë një sistem më elastik të menaxhimit të fatkeqësive në Evropë,” tha Lenarcic./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy