Shqipëria dhe Britania e Madhe marrëveshje për transferimin e 200 të burgosurve, do rikthehen në burgjet shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria dhe Britania e Madhe marrëveshje për transferimin e 200 të burgosurve, do rikthehen në burgjet shqiptare

Shqipëria dhe Britania e Madhe janë dakordësuar për ‘ekstradim’ të shqiptarëve të burgosur në shtetin britanik drejt vendit tonë.

 

Të paktën 200 të burgosur, bëhet me dije në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, do të rikthehen në Shqipëri ku do të vuajnë dënimin e mbetur.

 

Advertisement

 

Sipas kësaj deklarate bëhet fjalë për shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet e Britanisë dhe Uellsit prej katër vitesh apo më shumë. Ata do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare, ndërsa kostoja e tyre do të mbulohet nga shteti britanik.

 

 

Advertisement

Sipas autoriteteve shqiptare kjo është një metodë e mirë që Shqipëria të investojë në kushtet e burgjeve të saj, ndërsa të burgosurit vuajnë dënimin pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

 

“Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

 

Advertisement

Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar”, thuhet në njoftim.

 

Ky vendim vjen pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Angli dhe takimit me homologun britanik, Rishi Sunak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy