“Shqipëria e 7 në botë për kanabisin”/ Salianji: Tjetër rekord i zi! Përfitues direkt janë qeveritatët!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria e 7 në botë për kanabisin”/ Salianji: Tjetër rekord i zi! Përfitues direkt janë qeveritatët!

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas raportit të publikuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, ku Shqipëria renditet e shtata në botë për kanabisin.

 

Salianji e cilëson këtë lajm një tjetër rekord të ri për vendin. Ai akuzon qeverinë se ka si projekt që të përdorë krimin dhe bandat për të grumbulluar vota dhe për t’i lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal.

 

Advertisement

“Tjetër rekord i zi!
Shqipëria përmendet si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit në raportin e fundit botëror të drogave 2022, një publikim i UNODC, zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet. Sipas raportit, Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej!

Shqipëria është tranzit për heroinën!
Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane.

Një qeveri që ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota dhe për ti lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal. Përfitues direkt janë qeveritatët”, shkruan Salianji.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy