“Shqipëria e arriti të pamendueshmen”, Rama: Hapet grup-kapitulli i fundit me BE-në, më 17 nëntor konferenca në Bruksel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria e arriti të pamendueshmen”, Rama: Hapet grup-kapitulli i fundit me BE-në, më 17 nëntor konferenca në Bruksel

Më datë 17 nëntor 2025, Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në Klasterin 5 – “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.

Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një reagimi në Facebook tha se Shqipëria ka arritur një nga momentet më historike në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave brenda 12 muajsh, një rekord absolut në historinë e zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, ky është një hap gjigant drejt objektivit madhor të anëtarësimit të plotë deri në vitin 2030 dhe të mbylljes së negociatave brenda vitit 2027.

Rama: SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE

Advertisement

Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE

Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027

Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,

me një ekonomi që po rritet;

Advertisement

me pensionet që po rriten;

me pagën minimale që po rritet;

me pagat e tjera që po rriten;

me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;

Advertisement

me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;

me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;

pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit

SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT

Advertisement

vijon….

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy