Shqipëria, “uri” për ndërtime/ INSTAT: Në tre muajt e dytë u dhanë 509 leje. Kryeson Tirana

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tirana është qyteti që vijon të udhëheqë sektorin e ndërtimit me numrin më të madh të lejeve të dhënave për rrjedhojë edhe të sipërfaqes.

 

Duke ju referuar të dhënave nga INSTAT, në rang vendi në 3-mujorin e dytë të këtij viti janë dhënë gjithsej 509 leje ndërtimit, me rritje dyfish krahasuar me një vit më parë.

 

Advertisement

Vlera e përafërt e lejeve të miratuara arrin në 25 miliard lekë,70% e tyre janë për godina banimi, 15% për ndërtesa jo rezidente dhe pjesa e mbetur janë leje për punime inxhinierike.

 

Sa i përket shifrave për  kryeqytetin janë dhënë gjithsej 138 leje me një sipërfaqe totale prej 461 mijë metra katror, më e lartë edhe se i njëjti tremujor i vitit të kaluar dhe ai paraardhës.

 

Advertisement

Shifrat e INSTAT konfirmojë për një vazhdimësi të impaktit që do të ketë ndërtimi në rritjen ekonomike për këtë vit. Që pas pandemisë, ndërtimi dhe real estate janë dy sektorë që po japim ndikim të ndjeshëm në rritjen ekonomikë në dy vitet  fundit, si pasojë e një kërkesë të lartë si nga qytetarët ashtu dhe nga bizneset për ambiente të reja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy