Shqiptari që shpëtoi nga tragjedia: Kurrë s’do t’i harroj thirrjet e nënave për fëmijët e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptari që shpëtoi nga tragjedia: Kurrë s’do t’i harroj thirrjet e nënave për fëmijët e tyre

Lulzim Sulejmani nga Presheva i cili ishte në autobusin e vdekjes me të fejuarën e tij Medina Lutfi (25) nga Kumanova tregon se çfarë ndodhi brenda.

” Të gjithë flinin, por mua s’më merrte gjumi. Shoferi ndaloi, mbushi rezervuarin dhe vazhdoi. Në një moment goma shpërtheu, autobusi u përplas befas në skaj dhe nga pjesa e përparme e autobusit filloi të dilte tym i zi dhe shpërtheu zjarri. Kam kapur shpejt çekiçin që është gjithmonë në autobus dhe theva xhamin e pasmë. Arritëm të dilnim disa”, thotë Lulzimi.

Ai shton se nuk do t’i harrojë kurrë fotot e nënave që bërtisnin duke lutur që t’i shpëtojnë fëmijët e tyre.

“Tymi ishte aq i dendur sa që sapo u mbërrinte njerëzve u binte të fikët. E frikshme. Të gjithë këta njerëz i takuam në atë mini-ekskursion, u shoqëruam gjatë atyre katër ditëve në Stamboll. Dhe tani, për pjesën tjetër të jetës sime, nuk do të mund të harroj fotot e nënave që bërtisnin dhe luteshin që t’i shpëtonin fëmijët e tyre dhe kështu të gjithë u dogjën dhe zhduken në zjarr dhe tym”, rrëfen me lot 26 vjeçari i mbijetuar.(INA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy