Shtesat e pallateve në Kushtetuese/ Opozita: Vendimi i qeverisë shkel ligjin themeltar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtesat e pallateve në Kushtetuese/ Opozita: Vendimi i qeverisë shkel ligjin themeltar

Opozita goditi sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave që legalizon shtesat pa leje të pallateve.

 

Në ankimin e hartuar nga deputeti demokrat Gazment Bardhi argumentohet se ky vendim është në shkelje të Kushtetutës pasi cënon barazinë përpara ligjit.

 

Advertisement

Sipas PD vendimi i qeverisë provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 mijë qytetarë që kanë shkuar në burg sepse kanë rregulluar pa leje çatinë e shtëpisë së tyre.

 

Bardhi vë në dukje se vendimi i Këshillit të Ministrave cënon hierarkinë e akteve normative, pasi i jep amnisti penale një kategorie personash.

 

Advertisement

Opozita e kritikoi vendimin e qeverisë që në fillim, duke deklaruar se ky është një vendim  për marrjen në mbrojtje shtetërore të oligarkëve që kanë ndërtuar kate pa leje në kullat në Tiranë.

 

Sot në emër të Grupit Parlamentar të PD depozitova në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit të Edi Ramës për marrjen në mbrojtje shtetërore të oligarkëve që kanë ndërtuar pa leje në Kullat e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë.

 

Advertisement

Vendimi i Qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës:

 

• Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji;

 

Advertisement

• Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend;

 

• Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

 

Advertisement

Vendimi i Qeverisë provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë dhe veçanërisht janë të ndryshëm nga 3304 qytetarë që kanë shkuar në burg pse kanë rregulluar pa leje çatinë e shtëpisë së tyre.

 

Gjykata Kushtetuese ka shansin të na provojë se kushdo është i barabartë përpara ligjit. Oligarkët e Edi Ramës nuk janë mbi ligjin; nuk janë të paprekshëm“, shkruan Bardhi.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy