Sinjale pozitive për ekonominë; FMN me parashikime më optimiste se Banka Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sinjale pozitive për ekonominë; FMN me parashikime më optimiste se Banka Botërore

Ndryshe nga Banka Botërore, parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike globale gjatë vitit 2023 janë më optimiste.

 

Në analizën e fundit, FMN jo vetëm që nuk parashikon që ekonomia do të përjetojë recesion, por po ashtu ka rishikuar me rritje rimëkëmbjen ekonomike botërore, duke vlerësuar se ajo do të arrijë në nivelin e 2.9% nga 2.7% që mendohej në tetor.

 

Advertisement

 

FONDI MONETAR NDERKOMBETAR

 

“Rritja ekonomike evropiane në vitin 2022 ishte më e qëndrueshme sesa pritej, përballë goditjes së madhe që solli lufta në Ukrainë. Kjo qëndrueshmëri, e cila vihet re në të dhënat e konsumit dhe investimeve në tremujorin e tretë të vitit të shkuar, është pasojë e mbështetjes së qeverive për familjet dhe bizneset e goditura nga kriza energjetike. Rritja globale ekonomike, e vlerësuar në 3.4 përqind në 2022, parashikohet të bjerë në 2.9 përqind në 2023. Ndërsa në 2024 pritet t’i rikthehet trajektores rritëse dhe të regjistrojë 3.1%.”

Advertisement

 

Në dy muajt e fundit inflacioni në vendin tonë iu rikthye rënies, duke dhënë sinjale se rritja e çmimeve ka arritur pikun. E njëjta tendencë, sipas FMN do të vihet re jo vetëm në Shqipëri, por në pjesën më të madhe të vendeve të botës.

 

 

Advertisement

FONDI MONETAR NDERKOMBETAR

 

“Inflacioni global duket se ka arritur kulmin gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022. Rreth 84% e vendeve të botës pritet të kenë inflacion më të ulët në 2023 sesa në 2022, duke bërë që inflacioni global të bjerë nga 8.8% në 2022 në 6.6% në 2023 dhe 4.3% në 2024. Kjo rënie e inflacionit do të vijë për shkak të rënies së çmimit të karburanteve si edhe prej shtrëngimit të politikës monetare të ndërmarrë nga bankat qendrore.”

 

Advertisement

Reagimi i qeverive, përfshirë edhe atë shqiptare, me mbështetje për shtresat vulnerabël dhe duke mbajtur të paprekur çmimin e energjisë elektrike, zbuti efektet e krizës.

 

Por sipas FMN, masa të tilla duhet të jenë të përkohshme dhe në çdo rast, duhet të mbështeten në mbledhjen e më shumë të ardhurave, duke propozuar këtu taksën e solidaritetit mbi familjet dhe bizneset me të ardhura të larta, siç po bën Shqipëria me prodhuesit privatë të energjisë elektrike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy