Sistemi gjyqësor i paralizuar/ Llagami: Mungesa e magjistratëve ndikon në dhënien e drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sistemi gjyqësor i paralizuar/ Llagami: Mungesa e magjistratëve ndikon në dhënien e drejtësisë

Vakancat e shkaktuara nga procesi i vetting-ut kanë krijuar një situatë kaotike në sistemin gjyqësor.

 

Kjo është pranuar nga kryetarja e qeverisë së gjyqësorit, Naureda Llagami.

 

Advertisement

NAUREDA LLAGAMI


KRYETARE E KLGJ

 


Kemi humbje të mëdha në burime njerëzore, humbje të cilat na kanë krijuar një situatë jo normale në ecurinë e veprimtarisë gjyqësore, si në ngarkesën e shtuar që ka gjithsecili prej jush, ashtu edhe padiskutim që ndikon edhe në dhënien e cilësisë.

Advertisement

 

Kreu i unionit të gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka propozuar si zgjidhje të kësaj situate angazhimin e magjistratëve të rinj.

 

GERD HOXHA

Advertisement

 


GJYQTAR, KRYETAR I UNIONIT TË GJYQTARËVE


Ky sistem është i sëmurë, ne e kemi patur këtë problematikë duke filluar të pranojmë diçka të tillë ne gjejmë edhe kurën edhe vullnetin për ta shëruar diçka të tillë. Një ndër rrugët që mund të shërbejë për të mbushur vakancat në gjyqësor është ndryshimi i ligjit për shkollën e magjistraturës dhe dhënia e mundësisë kandidatëtëve për gjyqtarë që janë në vitin e tretë. Jam i bindur që të gjithë magjistratët në vitin e tretë e kanë mundësinë profesionale për të marrë përsipër për të gjykuar çështjet e një niveli të lehtë ose mesatar.

 

Advertisement

Ndërsa mbrojtësi ligjor, Sajmir Vishaj, ka dhënë një tjetër alternativë për të ulur numrin e dosjeve që presin për t’u gjykuar.

 

SAIMIR VISHAJ

AVOKAT

Advertisement

 

Kanë ikur edhe në mënyrë selektive gjyqtarë. Ne e dimë vështirësinë që keni ju, me 200, 300 apo 400 dosje. Çdo gjyqtar të kishte 1 apo edhe 2 këshilltarë për t’ju lehtësuar punën, janë shumë çështje qoftë penale apo civile, që roli i këshilltarit do dalë të paktën në lexim ose në arsyetim e vendimit, pastaj në fund gjykatësi është ai që do të realizonte dhënien e drejtësisë.

 

Gjyqtari Gerd Hoxha, i bëri apel qeverisë të njohë vendimin e gjykatës kushtetuese, e cila ka pranuar kërkesën e 150 gjyqtarëve të Shqipërisë për një shtesë prej 14 mijë lekësh mbi pagën bazë të çdo magjistrati.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy