Situata e zjarreve/ Raportohen 25 vatra në 24 orët e fundit, 3 mbeten aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata e zjarreve/ Raportohen 25 vatra në 24 orët e fundit, 3 mbeten aktive

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, Robert Hysenllari ka publikuar të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit.

 

Sipas të dhënave rezulton se janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar deri më tani vatrat në:

 

Advertisement

në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;

 

në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;

 

Advertisement

në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;

 

në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;

 

Advertisement

në lagjen Kala, bashkia Berat;

 

në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;

 

Advertisement

në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;

 

në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;

 

Advertisement

në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;

 

në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;

 

Advertisement

në fshatin Vrion, bashkia Finiq;

 

 

në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;

Advertisement

 

në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;

 

në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;

Advertisement

 

në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;

 

në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;

Advertisement

 

në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;

 

në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;

Advertisement

 

në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

 

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 331 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

Advertisement

 

Aktualisht janë aktive vatrat në:

 

1.Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Advertisement

 

Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.

3.Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.

 

Advertisement

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë   së   shtetit   çdo   rast   të   dyshuar   për   zjarrvënie   të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

 

Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

 

Advertisement

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy