Situatë kritike në Selenicë/ Ministri i Mbrojtjes thirrje: Të evakuohen banorët nëse kërkohet nga autoritetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situatë kritike në Selenicë/ Ministri i Mbrojtjes thirrje: Të evakuohen banorët nëse kërkohet nga autoritetet

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë thirrje për evakuim për banorët e fshatit Dushkarak në Selenicë në rast se një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet.

 

Në Dushkarak situate mbetet problematike si pasojë e zjarreve të shumtë, flakët e të cilëve poi u afrohen edhe banesave.

 

Advertisement

Peleshi bën me dije se po punohet nga toka dhe nga ajri në Kurbin në Shkodër dhe në Mat.

 

Njoftimi i Ministrit të Mbrojtjes, Niko peleshi: 

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret.

Advertisement

Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy