Personat e arrestuarit në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Ish-Drejtori I Forcave Operacionale Oltian Bistri, Edmond Preka, Ish-Efektivi Ardit Hasanbega Dhe Ish-Prokurori Xhevahir Lita i janë drejtuar Gjykatës Së Lartë, duke ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm që i la në burg.

 

Avokatët e tyre pretendojnë se komunikimet në aplikacionin “Sky” nuk mund të merren si prova, pasi sipas të akuzuarve nuk janë siguruar në rrugën që parashikon ligji shqiptar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Spak shprehet se zbërthimi i bisedave të këtij grupi kriminal zbardhi vrasje, shpërthime me tritol si dhe skema korruptive brenda radhëve të policisë.

 

Pjese e kësaj organizate është edhe grupi i Bajrave në Shkodër si dhe Ervis Martinaj, i zhdukur prej më shumë se një viti në rrethana misterioze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";