Sot balotazhi i Primareve të PD/ Ja 5 bashkitë dhe kandidatët që do votohen nga demokratët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot balotazhi i Primareve të PD/ Ja 5 bashkitë dhe kandidatët që do votohen nga demokratët

Partia Demokratike zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit: Mat, Diber, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

 

Procesi i votimit në të 5 bashkitë ka nisur që prej orës 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00.

 

Advertisement

Fieri doli balotazh ne promaret e fillim dhjetorit dhe sot po votohet midis Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj dhe votimi do të bëhet tek ish univeristeti UFO.

 

Në Mat, balotazhi do të zhvillohet mes Bukurosh Ballabanit dhe Skënder Gjucit në ambientet e Pallatit të Kulturës.

 

Advertisement

Në Dibër, gara sot është mes Besnik Alkut dhe Ismail Ukës.

 

Në Mirditë demokratët do të zgjedhin mes Aleksandër Lalës dhe Albert Mëlyshit si kandidat për kryebashkiak, ndërsa në Librazhd gara është mes Aranit Lekës dhe Shefki Çotës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy