Në gjykatën e Posaccme pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës ndaj Sali Berishës në orën 14:30

 

Ditën e djeshme seanca u shty për shkak të kërkesës së palës mbrojtëse për të marrë kohë për tu njohur me aktet e fashikujt hetimorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit, publikisht bëri të ditur se ata kanë bërë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka që do t’i komunikojë Berishës masën e detyrimit të paraqitjes.

 

Për VizionPlus, avokati i ish kryeministrit, Berisha, Sokol Mëngjesi konfirmoi se mbrojtësit ende nuk e kanë depozituar në gjykatë kërkesën, deri në pajisjen e saj me argumentet që sipas tyre lidhen me mungesën e kushtetushmërisë për caktimin e masës së Detyrimit të Paraqitjes nga gjyqtarja. Ata kanë 72 orë kohë për te dëpozituar në gjykatë këtë kërkesë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njëlloj edhe, zyra e shtypit të gjykatës konfirmon se në sekretari ende nuk është regjistruar një kërkesë e tillë.

 

Krahas kërkesave, dje Sali Berisha depozitoi në Spak një kallëzim për shpërdorim detyre për gjyqtaren Irena Gjoka.

Sipas tij, caktimi i masës Detyrim Paraqitje dhe bllokim i pasaportës nga gjykatësja është antikushtetues për shkak se ai gëzon imunitetin e deputetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga momenti i regjistrimit të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka, Gjykata e posaçme ka 48 orë kohë për të shqyrtuar kërkesën. Në fillim do të hidhet shorti për një gjyqtar tjetër I cili do të vendoëë për pretendimin e mbrojtjes.

 

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në procesin e privatizimit të ish-klubit sportive, Partizani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";