
Kreu në detyrë i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka shprehur siguri në rezultatin e zgjedhjeve vendore të kësaj së diele, duke thënë se të dhënat flasin për një fitore bindëse.
Spahia falenderoi votuesit që shprehën vullnetin e tyre në kutitë e votimit si dhe komisionerët e vëzhguesit që u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit.
Advertisement
“Dëshiroj të falenderoj vëzhguesit dhe komisionerët.
Përgëzoj gjithë trupën e numëruesve që do angazhohen dhe do japin me përgjegjësi vlerën që i takon cdo qytetari shkodran.
AdvertisementFalendroj qytetarët që kanë zgjedhur të na mbështesin do jetë e përkthyer në vizion për Shkodrën. Të dhënat flasin për një fitore bindëse.”- u shpreh Spahia.
Përballë Bardh Spahisë për Shkodrën qëndron alternativa e PS, Benet Beci.
Advertisement