“Spiunët” në uzinën e Gramshit/ Sekuestohet droni i rusëve, çfarë u gjet në të

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Spiunët” në uzinën e Gramshit/ Sekuestohet droni i rusëve, çfarë u gjet në të

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit ka në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit.

 

Sipas burimeve, nga kqyrja e dronit është zbuluar se në të kishite pamje të disa institucioneve dhe reparteve.

 

Advertisement

Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.

 

Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizëz për nje tjetër droni të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy