Spiunët rusë filmuan policinë/ Zbërthehet droni, gjenden pamje të repartit të forcave speciale RENEA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spiunët rusë filmuan policinë/ Zbërthehet droni, gjenden pamje të repartit të forcave speciale RENEA

Jo vetëm ambientet dhe repartet ushtarake, por në vëmendje dhe nën përgjim të 3 shtetasve të huaj që u arrestuan si të dyshuar për spiunazh, ka qenë edhe policia e shtetit.

 

Prokuroria e Elbasanit ka në duar përgjigjet e ekspertizës së një prej dronëve që iu sekuestrua dy shtetasve rusë dhe atij ukrainas. Burimet shprehen se brenda këtij dronit janë gjetur pamje filmike të reparteve ushtarake të forcave speciale në Zall Herr, liqenin e Bovillës, rafinerinë e Patosit, godina të tjera ushtarake të rëndësisë së veçantë, por edhe repartin special të forcave RENEA.

 

Advertisement

Kjo tregon se edhe policia e shtetit është përgjuar dhe filmuar nga të arrestuarit.

 

Dyshimet e hetuesve se dy ruset dhe shtetasi ukrainas nuk kanë patur thjesht qëllim për të fotografuar godinat e vjetra nëpër Shqipëri, por pas tyre fshihet një skenar i orkestruar nga agjencitë e huaja jo-mike me vendin tonë për spiunazh tashmë janë përforcuar edhe nga faktet e zbuluara përmes zbërthimit të dronit.

 

Advertisement

Prokuroria është në pritje të ekspertizës së dronit tjetër, të aparateve celulare, si dhe të pajisjeve të tjera teknologjike që u sekuestruan. Hetuesit presin që të dalin pamje të tjera të godinave të ushtrisë dhe policisë që janë filmuar nga të huajt.

 

Dy rusët Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedir Mihailoviç ishin futur dhe po fotografonin ambientin e brendshëm të Uzinës së Armëve në Gramsh. Ata u pikasen nga ushtarët të cilët u kërkuan që të ndalonin. Pasi u përleshën mes tyre, forcat ushtarake arritën që t’i kapnin dhe lajmëruan policinë.

 

Advertisement

Ato i përballen në gjykatë ku apeli i Elbasanit i la masën arrest me burg. Nga ana tjetër Svetlana Timofeeva ka refuzuar edhe ekstradimin e saj drejt Rusisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy