Sulmet kibernetike/ Kim: SHBA do i ofrojë Shqipërisë 50 mln dollarë për sigurinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike/ Kim: SHBA do i ofrojë Shqipërisë 50 mln dollarë për sigurinë

50 mln dollarë do të japë SHBA për Shqipërinë për të rritur sigurinë për sulmet kibernetike.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike.

 

Advertisement

Kim u ndal tek ndihma që Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë shqiptare ndaj sulmit të Iranit.

 

“SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat. Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja amerikane në Tiranë”, tha ajo

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy