Sulmet kibernetike/ Meta: Hetim të menjëhershëm. Shteti i Edi Ramës doli ‘lakuriq’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike/ Meta: Hetim të menjëhershëm. Shteti i Edi Ramës doli ‘lakuriq’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot sulmet kibernetike nga Iranit ndaj sistemeve qeveritare.

 

Meta tha se nga këto sulme është cënuar siguria kombëtare, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të bëjë transparencë në lidhje me masat që janë marrë për të forcuar sistemet.

 

Advertisement

Meta u shpreh se sulmi kibernetik nxorri ‘lakuriq’ shtetin e Edi Ramës.

 

“Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin dhe për të rivendosur besimin e qytetarëve. Nuk mund të mos nënvizoj që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama, sepse kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personale të gati 1 mln qytetarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët vetëm për qëllimet e shantazhit elektoral.

Të bëhet transparencë se çfarë ka ndodhur realisht, lidhur me masat dhe planin e rivendosjes në punë dhe garantimin e sigurisë së sistemeve. Prokuroria të bëje hetim të theluar, për evidentimin e përgjegjësisë së qeverisë dhe institucioneve të tjera, veprimet dhe mosveprimet që kanë sjellë këtë situatë”, tha Meta.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy