
Mbldhja e sotme e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku po dëshmon kryeministri Edi Rama është shoqëruar me debate dhe batuta.
Gjatë pyetjeve të deputetit te PD, Belind Këlliçit, pati ndërhyrje nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku e cila kërkoi që pyetjet dhe përgjigjet të jenë më konçize për të mos harxhuar kohë me gjëra të parëndësishme.
Advertisement
Rama iu drejtua Tabakut të mos bëhet xheloze për komunikimin mes tij dhe Këlliçit duke iu referuar edhe faktit që të dy ata janë nga kampe të ndryshme të PD.
Jorida Tabaku: Kjo nuk është bisedë kafe
Advertisement
Edi Rama: Ti mos u bëj xheloze, të lutem shumë, mos u bëj xheloze
Belind Këlliçi: Nuk ka xhelozi. E di ti që xhelozia është ndjenjë e lindur nga dashuria.
Advertisement