“Të gjithë ishin në gjumë, u përhap tym i zi si të shpërthente bomba”, rrëfimet e të mbijetuarve të aksidentit të rëndë në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të gjithë ishin në gjumë, u përhap tym i zi si të shpërthente bomba”, rrëfimet e të mbijetuarve të aksidentit të rëndë në Bullgari

Të mbijetuarit e tragjedisë së përplasjes dhe djegies së autobusit në Strumë kanë rrëfyer ngjarjen e përbindshme të parë nga sytë e tyre. Sipas deklaratave, pjesa më e madhe e njerëzve ishte në gjumë, por janë zgjuar të trembur e mes klithmave kur kanë parë flakët e zjarrit. Xhami i thyer ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi për 8 personat që arritën t’i shpëtonin gjuhëve përpirëse të zjarrit.

Pasagjerja: Te këmba e djathtë jam e vrarë dhe këtu (tregon duart). Nuk e di, kam qenë në gjumë dhe vetëm kur i pashë të gjithë njerëzit duke bërtitur.

Kisha një njeri sipër meje që thërriste për ndihmë dhe s’e di si kanë dalë njerëzit, vetëm kam parë që pas koke kisha xhamin e hapur dhe kërceva. Më shumë nuk di.Tym i zi si të shpërthente bomba. Të gjithë ishim në gjumë, ishte ora dy e natës. Të thirrurat e fëmijëve, se kishte shumë fëmijë.

Pasagjeri: Kishim pjesën e majtë nga korridori i autobusit dhe e shihja kur shkoi në pjesën e djathtë drejt bankinës, por nuk mundja të nxirrja zë, asgjë. Vetëm kur ia mëshoi bankinës dhe pati një krismë të madhe. Kisha kapur të fejuarën, nisi të dilte tym i zi, autobusi pas 20 metrave u ndal. Njerëzit thërrisnin, lëshonin piskama, u bë gjithë tym.

Advertisement

Me çekiç theva xhamin, zbrita unë i pari, zbritën tetë persona të tjerë, pastaj nusja. Ajo nuk mundej të ecte, e mora në krahë, e çova për rreth 150 metra më larg autostradës se mendoja që do shpërthente autobusi. E lashë atje, nuk më vinte asnjë zë, veç dëgjoja këta personat duke bërtitur. Pastaj, një kamion në pjesën tjetër u ndal shumë larg se nuk kishte shumë trafik.

Sot, hetuesit kanë shpjeguar edhe shkakun pse ishte e pamundur dalja e pasagjerëve nga dyert e autobusit. Dera e përparme po digjej, ndërsa dera e pasme ishte e bllokuar nga një prej parmakëve të rrugës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy