Të huajt blejnë prona në bregdet/ Shtohen rusët e ukrainasit, interes në rritje edhe nga nordikët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të huajt blejnë prona në bregdet/ Shtohen rusët e ukrainasit, interes në rritje edhe nga nordikët

Çmimet më të shtrenjta gjatë vitit 2022 nuk penguan investitorët e huaj të vijnë dhe të blejnë prona në Shqipëri.

 

 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit shtator, vlerësohej se totali i investimeve të individëve apo subjekteve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 1 miliardë e 35 milionë euro, në rritje me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Advertisement

 

 

Por veç shtimit të volumit, janë shtuar edhe nacionalitetet e huaja që vijnë dhe investojnë në vendin tonë.

 

Advertisement

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E NDERMJETESVE TE PASURIVE TE PALUAJTSHME

“Dikur kemi pasur shtetasit e Kosovës dhe Maqedonisë, tashmë kemi shtetas nga Serbia, kemi pasur nga Çekia, Ukraina, Polonia, tashmë kemi edhe gjermanë, edhe holandezë edhe belgë edhe nordikë. Pas pandemisë, investitorët të këtillë kanë qenë të interesuar për të jetuar në vende të hapura dhe me taksa të favorshme.”

Advertisement

 

 

FLORIAN TAHIRI

AGJENT IMOBILIAR, DURRES

Advertisement

“Përveç klientëve tanë tradicionalë çekë dhe polakë, për shkak të luftës në ukrainë kemi pasur shumë klientë nga rusia dhe ukraina. Ata e kanë parë Durrësin edhe si një vend të favorshëm për të jetuar këtu.”

 

 Ajo që nuk ka ndryshuar janë zonat ku të huajt blejnë më shumë.

Advertisement

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E NDERMJETESVE TE PASURIVE TE PALUAJTSHME

“Shtetasit e kosovës dhe maqedonisë zënë vendin kryesor nga investitorët, vazhdon mbizotëron bregdeti, durrës, shëngjin, vlorë dhe sarandë.”

Advertisement

 

 

FLORIAN TAHIRI

AGJENT IMOBILIAR, DURRES

Advertisement

“Pjesa më e madhe preferojnë apartamente afër detit, zxona e Vollgës, zona e plazhit sdhe qendra e qytetit.”

 

 

ALVARO DALIPI

Advertisement

AGJENT IMOBILIAR, VLORE

“Zona e Skelës dhe e Lungomares janë ato që kanë më shumë kërkesë, por edhe pjesa e bulevardit ka kërkesa.”

 

 

Advertisement

Në vitet e fundit investitorët e huaj nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për të blerë shtëpi të dyta, por edhe për të investuar në biznes.

 

 

GENT POLISI

Advertisement

KONSULENT IMOBILIAR

“Përveç investimeve në prona ata kanë shkuar edhe më tej duke investuar në hoteleri, por edhe duke hapur edhe agjencitë e tyre imobiliare.”

 

Sipas agjentëve imobiliarë, tregu shqiptar thith shumë investime të huaja për shkak edhe të çmimeve më të favorshme në raport me rajonin, me një diferencë mesatare prej 500 eurosh për m2.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy