Të rinjtë mund të studiojnë nga Tirana në universitete europiane/ Rama jep lajmin e mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rinjtë mund të studiojnë nga Tirana në universitete europiane/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Rama dha lajmin e  mirë për të rinjtë për disa projekte që janë diskutuar në Samitin e Tiranës.

 

Ai deklaroi se në Tiranë do ndërtohet kampusi i Kolegjit të Evropës në Bruzh, teksa shtoi se të rinjtë shqiptarë mund të studiojnë nga Shqipëria në universitetet e Europës.

 

Advertisement

Studentët dhe të rinjtë kanë një lajm të shkëlqyer. Jo vetëm universitete do të jenë në gjendje të angazhohen me Erazmus Plus por me aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Evropës në mënyrë digjitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar. Edhe ‘rrugët e gjelbra’ me Kroacinë apo me vend tjetër është gjë e re.  Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming, Qytetarët tanë do të kenë tarifa më të ulëta”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy