“Të shmangen financimet e dyshimta”/ Gjiknuri: Ky është shqetësimi kryesor i SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të shmangen financimet e dyshimta”/ Gjiknuri: Ky është shqetësimi kryesor i SHBA

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pas përfundimit të takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, deklaroi se fokusi i bisedës ishte për financimin e partive politike.

 

Për mediat, ai deklaron se SHBA si aleati kryesor i Shqipërisë, ka kërkuar që partitë politike dhe jo vetëm, të bëjnë kujdes me burimet ku marrin financat, për të shmangur dhe parandaluar financimet nga Rusia.  Kjo sipas tij është edhe shqetësimi kryesor i SHBA.

 

Advertisement

Fokusi ishte tek drejtësia dhe masat që duhet të marrë qeveria dhe partitë, për të ndaluar financimet e panevojshme dhe që nuk i dihet burimi.

 

Ka një kuadër të mirë ligjorë, që partitë të mos marrin financime të tilla. Partitë duhet të shmangin financimet e dyshimta. Shqetësimi kryesor i aleatëve ishte futja e ndikime të jashtme, kryesisht ruse tek partitë politike, por edhe në organizata të tjera”, shprehet Gjiknuri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy