Tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës/ Rama: Asgjë e re, fundi qe i njëjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës/ Rama: Asgjë e re, fundi qe i njëjtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tërheqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

 

Me nota ironie, kryeministri në një postim në Tëiter shkruan se “barrikadat” u përdorën duke i cilësuar si mjete paqësore me “bekimin” e SHBA dhe BE por fundi ishte i njëjtë.

 

Advertisement

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

 

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

 

Advertisement

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!”- shkroi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy