Tërheqja nga kandidimi/ Berisha: Mos luani me bllofin…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërheqja nga kandidimi/ Berisha: Mos luani me bllofin…

Sali Berisha mohon zërat e dalë në mediat në lidhje me një tërheqje të mundshme të tij nga kandidimi për kreun e PD.

Ish-kryeministri teksa foli jashtë parlamentit, kërkoi që të mos luhet me bllofin.

Duke mos njohur Kryesine e PD, Berisha shtoi se grupi parlamentar është vendi I duhur ku duhet të bëjë debate mbi bashkimin e demokrateve.

Bashizmi, sipas tij, ishte doktrin e dhunimit të statutit që iku bashkë me dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Advertisement

 

 “Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë.  Ajo kryesi është shkarkuar, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet. Fola për 11 Dhjetorin, por sanksionimin më të plotë e mori në datën 6 mars. Në këtë kontekst ajo çka unë dua të theksoj dhe dua tu siguroj se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar. PD ka institucionin e saj Komisionin e Rithemelimit. Unë gjykoj që debati brenda grupit parlamentar mund të diskutohet për çdo gjë. Sikundër duhet të theksoj dhe ftoj miqtë e mi të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit. Ai u arkivua sëbashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës.Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy parti. Është vetëm një PD. Unë po takoj edhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetare që deri dje kanë qenë në takimin me Bashën, por janë haptas të qartë se 6 marsi ka vetëm një mesazh bashkimin dhe ia kanë thënë të qartë Bashës. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy