Tërmeti në Turqi/ Dorjan Aliko nga vendi i ngjarjes: Situata është kaotike. U futëm në punë menjëherë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti në Turqi/ Dorjan Aliko nga vendi i ngjarjes: Situata është kaotike. U futëm në punë menjëherë

Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit është vendosur në një nga zonat e prekura nga tërmeti në juglindje të Turqisë. Konkretisht, shqiptarët janë vendosur në Malatia, një provincë në afërsi të Adanasë.

 

 

Shefi i bashkëpunimit ndërkombëtar në Agjensinë e Mbrojtjes Civile, Dorjan Aliko i cili ndodhet në Turqi dha më tepër detaje për Vizion Plus.

Advertisement

 

 

Në një lidhje telefonike, Aliko tregoi se ekipi shqiptar është aktivizuar në punë menjëherë pas mbërritjes gjatë natës së mbrëmshme.

 

Advertisement

 

“Ne jemi në Malatia një qytet që ndodhet në juglindje, në afërsi të Adanasë e cila është prekur masivisht nga tërmeti.  Përgjatë udhëtimit deri këtu kemi hasur një mori ndërtesash të rrënuara. Në një nga këto vendngjarje kemi ndaluar e kemi dhënë ndihmën tonë pasi nën rrënoja kishte shenja të personave në jetë.”– tha ai.

 

 

Advertisement

Aliko tha gjithashtu për Vizion Plus se situata në zonat e rrënuara është kaotike megjithëse emergjencat civile turke po bëjnë një punë të mirë për menaxhimin e saj.

 

 

“Situata është kaotike por e mirëmenaxhuar nga emergjencat civile të Turqisë. Ne kemi hyrë në koordinim me grupet e tjera menjëherë. Një pjesë e ekipit tani ndodhet në një prej vendgjarjeve kështu që jemi në një bashkëpunim shumë të ngushtë. Bëhet fjalë edhe për grupe nga shtete të tjera që kanë ardhur për të dhënë asistencën e tyre. Ne jemi në të njëjtin kamp me ekipet e kërkim-shpëtimit të Republikës së Maltës.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy