Terrori në Tiranë; objektiv Fatjon Murataj, i dyshuar tek masakra e Fushë-Krujës, gruaja banakiere e pësoi kot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrori në Tiranë; objektiv Fatjon Murataj, i dyshuar tek masakra e Fushë-Krujës, gruaja banakiere e pësoi kot

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e kësaj të diele. Një e vdekur dhe 5 të tjerë të plagosour me armë zjarri është bilanci i masakres se ndodhur në afërsi të Don Boscos në kryeqytet.

Viktima është identifikuar si Mimoza Paja, 60-vjeçe banakiere në lokalin ku ndodhi sulmi me armë zjarri.

 

Të plagosurit janë Shehat Murati, Astrit Memaj Emanuel Sala, Reja Paja  dhe Ermir. Mes të plagosurve është një vajzë 10-vjeçare e cila ka mbetur e lenduar nga thyerja e xhamave. Ata janë trnasportuar në spitalin e Traumës.

Advertisement

 

Lokali ku ndodhi sulmi është në pronësi të Fatjon Muratit. Madje një nga të plagosurit është familjar i këtij të fundit. Dyshohet se janë të paktën dy autor që pas të shtënave me armë janë larguar me shpejtësi me një mjet.

 

Fatjon Murati është vënë në pranga në tetor të vitit të kaluar pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.  Në momentin e arrestimit ai ishte në një makine me Endrit Doklen.

Advertisement

 

Emri i Muratit  ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë konkretisht në vrasjen e Brilant Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata në 17 korrik të këtij viti. Murati njihet gjithashtu edhe si mik i Dokles.

 

Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me përplasjet mes bandave kriminale.

Advertisement

 

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe ato të lokaLit ku ndodhi ngjarja, që mund të cojnë në kapjen e autorëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy