Terrori në Tiranë/ Viktima, nipi i të përfshirit në trafik droge, mes të plagosurve edhe kamarieri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Terrori në Tiranë/ Viktima, nipi i të përfshirit në trafik droge, mes të plagosurve edhe kamarieri

Tirana eshte tronditur pasditen e kesaj te marte nga bresherite e kallashnikovit qe kane shkaktuan nje viktime dhe kater te plagosur. Ngjarja e rende eshte regjistruar rreth ores 16 e 15 minuta ne vendin e quajtur “ish-Filanto” ne zonen e Don Boskos. Viktime ka mbetur Erion Cela 35 vjec I njohur edhe me emrin Adriatik Cela.

 

Ai bashke me vellain dhe 3 miqte e tij ishin ulur në lokal.  Drejt tavolines eshte qelluar me bresheri kallashnikovi nga persona te cilet leviznin me nje makine te zeze model Benz E-class me targa “AA125UK qe rezultojne te vjedhura ne kryeqytet nga një makinë tip SMART.

 

Advertisement

Vec 35 vjecarit qe ka humbur jeten ne vendin e ngjarjes, ne spitalin e traumes kane shkuar me urgjence kater personat e tjere te cilet kane marre plumba ne trup, kembe dhe bark.

 

Të plagosurit janë, Arben Dani 46 vjec i plagosur ne kembe, Azbi Selimaj 19 vjec i demtuar ne shpatull, Blerim Çela 28 vjec ( vellai i viktimes) i demtuar ne kemben e djathte dhe ne fytyre si dhe Edmond Crroj 41 vjeç daja I viktimes i plagosur në bark dhe kembë. Ky i fundit rezulton me precendete penale jashte vendit (Itali) ne fushen e trafikut te lendeve narkotike. Po ashtu mësohet se 19 vjecari  Azbi Selimaj ka qene kamarier në lokal.

 

Advertisement

Pavarësisht se policia ka ngritur postblloqe te shumta dhe ka bllokuar pikat dalëse nga kryeqytetit ende nuk ka asnjë gjurme të autoreve. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes se rende nese behet fjale per konflikt banal apo prishje te pazareve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy