Test droge për agjentët e AMP; kontroll edhe postimeve në rrjetet sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Test droge për agjentët e AMP; kontroll edhe postimeve në rrjetet sociale

Është miratuar rregullorja e re e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila parashikon sjelljen dhe veprimet që duhen të kenë agjentët e kësaj strukture në lidhje me ecurinë e dosjeve që kanë nën hetim.

Një nga pikat më të rëndësishme është testi i drogës.

Advertisement

Agjentët e AMP-së që refuzojnë një testim do të përjashtohen nga puna.

Kjo nismë duket se është huazuar nga testi i drogës që më herët ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano vendosi për vartësit e tij.

Advertisement

Por testimi i uniformave blu për përdorimin ose jo të lëndeve narkotike rezultoi një dështim, pasi deri më tani vetëm një efektive e Elbasanit rezultoi pozitive. Rastet e tjera u ankimuan dhe u rikthyer në detyrë.

Në rregulloren e re është parashikuar edhe kontrolli i rrjeteve sociale për të gjithë punonjësit. Në postimet e tyre ata duhen të tregohen të kujdesshëm duke treguar integritet dhe përgjegjshmëri.

Advertisement

Rregullorja e Mbikëqyrjes Policore është futur në zbatim pas miratimit nga qeveria ku implementimi i saj tashmë do të drejtoret nga kreu i ri i këtij institucioni Ardi Veliu.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy