Tirana e Arlind Qorit/ “Lëvizja Bashkë” prezanton 10 pikat e programit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana e Arlind Qorit/ “Lëvizja Bashkë” prezanton 10 pikat e programit

Kandidati i Lëvizjes Bashkë për kryetar të Bashkisë së Tiranës do të jetë Arlind Qori, ka prezantuar pikat e programit të tij nëse do t’i besohet mandati nga qytetarët.

 

I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Qori theksoi se në fokus të programit të tij është krijimi dhe rikuperimi i hapësirave publike. Ai theksoi se do të pezullojë lejet e ndërtimit dhe do të hetojë ndërtimet e bëra.

 

Advertisement

“Jemi e vetmja parti në këto zgjedhje me program. Kemi një dokument me 30 faqe, me 10 shtylla programore”, tha ai. “Tirana ka nevojë urgjente për një plan të ri urbanistik, që duhet të miratohet në fund nga qytetarët përmes një referendumi lokal, ky plan i ri urbanisitik duhet të ketë për qëllim të mbrojë dhe të rikuperojë hapësirën publike dhe të ndërtojë parqe, terrene sportive dhe kënde lojrash. Për ta bërë këtë do duhet që të mos japim më leje në Unazën e vogël të Tiranës dhe të pezullojmë lejet e ndërtimit brenda Unazës së Madhe, për të paktën dy vjet. Shumë e rëndësishme që të hetojmë kullat e ndërtuara në qendër, sepse vetë ligji i urbanistikës na e lejon këtë gjë, madje na lejon se nëse konstatojmë paligjshmëri t’i shembim apo sekuestrojmë”, theksoi ai duke nënvizuar nevojën e kryeqytetit për terrene të gjelbërta dhe trotuare. “Plani urbanisitikë hartohet gjithmonë nga ekspertët, të cilët punësohet nga një bashki që ka një politikë të vetën, nëse bashkia iu thotë ekspertëve që më duhet një plan urbanistik që të shohë me përparësi rikuperimin e hapësirës publike, patjetër që ekspertët do të bëjnë një plan urbanistik të ri”, theksoi ai.

 

 

Ndonëse nuk konsiderohet nga analistët dhe sondazhet si favorit për të marrë votëbesim të qytetarëve dhe mandatin në krye të Bashkisë së Tiranës, Qori u shpreh optimist lidhur me pritshmëritë e tij më 14 maj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy