Tirana kërkon Kamzën dhe Vorën/ Mazniku: Nëse bashkohemi, do përmirësohen shërbimet për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana kërkon Kamzën dhe Vorën/ Mazniku: Nëse bashkohemi, do përmirësohen shërbimet për qytetarët

Bashkia e Tiranës kërkon zgjerimin e saj drejt Kamzës dhe Vorës. Nënkryetari Arbjan Mazniku u shpreh në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale” se Tirana duhet të ishte bashkuar prej kohësh me këto bashki.

 

ARBJAN MAZNIKU

NËNKRYETAR I BASHKISË TIRANË

Advertisement

 

Një territor krijohet nga koncepti i të qenurit pranë dhe të bashkërenduarit të punëve, në thelb mendimi im pas 8 vjetësh eksperiencë mund të them që reforma administrative jo vetëm që është një sukses, por duhet të kishte qenë edhe një nivel më e thellë. Unë mendoj dhe këtë mund t’jua them me shumë siguri se nuk ka asnjë arsye pse Tirana të mos ishte bashkuar atëherë dhe me Vorën, dhe me Kamzën.

 

Sipas Maznikut, bashkimi i Vorës dhe i Kamzës me kryeqytetin mundëson shërbim më të mire për banorët, si dhe ndikon pozitivisht në aspektin financiar të bashkive përkatëse.

Advertisement

 

ARBJAN MAZNIKU

NËNKRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

Advertisement

Të ishte një njësi administrative do të bënte sens nga ana ekonomike, nga ana administrative, financiare, do të bënet sens nga cilësia e jetës së banorëve në Kamëz dhe në Vorë për të pasur mundësi që të kishin shërbime të një cilësie tjetër.

 

 

Komisioni “Për Reformën Territoriale” nisi punën në fillim të korrikut dhe pritet që në fund të këtij muaji t’i parashtrojë propozimet e tij në Kuvend.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy