“Tirana në rrezik”/ Berisha: Qyteti sot një shëmtirë arkitekturore, Rama shkatërroi me ligj zonën e mbrojtur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tirana në rrezik”/ Berisha: Qyteti sot një shëmtirë arkitekturore, Rama shkatërroi me ligj zonën e mbrojtur

Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një takim me intelektuale të fshave të ndryshme në kryeqytet nën sloganin “Tirana në rrezik”.

 

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, Berisha tha se Tirana e dikurshme ishte qytet shumë me njerëzor, ndërsa sot sipas tij  është një shëmtire arkitekturore.

 

Advertisement

Tirana është qytet në historinë e vet. Në histori, dimensioni më i spikatur i këtij qyteti ka qenë ai njerëzor. Një përshkrim që i bën Johanes Hahn, 108 vite më parë e përshkruan, qytet me 2 mijë shtëpi, rrugë të drejta, i pastër, në të cilin nuk ka të varfër, thotë. Është e rrallë të gjesh një përshkrim të tillë, për një qytet. Në Tiranë nuk ka të varfër, gratë bëjnë pazarin. Pra, të gjitha këto janë dimensione të një qyteti njerëzor. Tirana i ruajti këto, do të evoluonte, do të shprehte edhe fuqinë dhe mendimin e kohës. Tirana që unë kam gjetur në vitin 1958, sërish dimension kryesor kishte atë njerëzor. Në tërësinë e saj, qyteti ishte i organizuar, gjithçka në shërbim të njeriut. Pazari i vjetër i Tiranës ishte një univers i vërtetë shërbimesh të shumëllojta. Natyrisht dominonte me zell, tradita. U rrafshua dhe u ndërtua një shëmtirë arkitekturore, Pallati i Kulturës. Tirana kishte të gjitha llojet e ndërtimeve të kohës. Ndërtime imperiale, të projektuara nga arkitektë të epokës së ngritjes së Italisë në rang perandorie. Vila luksoze nga më të bukurat. Banesat e saj tradicionale, rrugicat, rrugët. Thashë edhe njëherë, mbetej një qytet thellësisht njerëzor. Natyrisht të tillë e bënin njerëzit e vet, njerëz fisnikë që kishin ndërtuar qytetin dhe jetën e tij.

 

Berisha shtoi se batërdinë në Tiranë e solli Edi Rama, pasi sipas tij shkatërroi me ligj zonën e mbrojtur.

 

Advertisement

Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë. U mor me bojatisjen dhe është gjë normale, por në 11 vite nuk bëri planin e qytetit. Në 11 vite e kafshoi qytetin, siç deshi krejtësisht mbi parime korruptive. Ai kishte një stil, gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunë e të diel, për të ju thënë qytetarëve se po vdes në punë. Në 4 vite ka rindërtuar 12 km rrugë, gjithsej. Tirana ka kilometra të paasfaltuara edhe sot. Gjatësia e rrugëve është disa mijëra kilometra në Tiranë. Bëri një gjë të mirë. Bëri një vendim qeverie për të shpallur zonë të mbrojtur, atë zonë që e meritonte të ishte e mbrojtur dhe më vonë do ti sulej me tërbim të shkatërronte këtë zonë.  Nga 26 monumente kulture të shpallura, janë zhdukur dhe kanë ngelur 2-3 dhe ato presin kohën për tu rrafshuar.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy