Tirana solidarizohet me Ukrainën/ Marshim në një vjetorin e nisjes së agresionit rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana solidarizohet me Ukrainën/ Marshim në një vjetorin e nisjes së agresionit rus

Në 1-vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, edhe Tirana zyrtare u solidarizua me popullin ukrainas.

 

Diplomatë, ministra, zyrtarë, por edhe dhjetëra qytetarë marshuan nga Rruga “Ukraina e Lirë” drejt Parkut Evropa. Pasi u mbajt 1 minutë heshtje, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dha mesazhe për liri dhe drejtësi.

 

Advertisement

YURI KIM

 

AMBASADORE E SHBA, TIRANE

 

Advertisement

“Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Nuk duhet të ketë dyshim që ne do të jemi me popullin e Ukrainës, për sa kohë të nevojitet. Populli i Ukrainës kanë mundur t’ia dalin mbanë, pavarësisht të gjitha sfidave. Ne jemi krenarë. Kemi parë raporte tronditëse të torturave, dhunës seskuale, rrëmbimeve, kampeve dhe vrasjet në masë nga Kremlimi, do të sigurohemi që të qëndrojmë së bashku e të sigurojmë liri e drejtësi.”

 

Ndërsa ambasadorja e Bashkimit Evropian, u shpreh se një vit pas nisjes së luftës, e gjithë bota kuptoi çfarë është e aftë të bëjë Rusia dhe se përballë këtij agresioni duhen mbrojtur vlerat.

 

Advertisement

CHRISTIANE HOHMANN

 

AMBASADORE E BE, TIRANE

 

Advertisement

“Kjo ka qenë dhe vijon të jetë një çështje agresioni e pastër dhe një shkelje e qartë e kartës së OKB, fatkeqësisht e shoqëruar me krime të tmerrshme të kryera nga Rusia kundër popullit ukrainas. Për shumë u gabua për herë të dytë duke ulur shanset ushtarake. Çdo ditë Ukraina po kryen rezistencë heroike. Ju jeni burim frymëzimi. Kjo luftë na solli ne një domosdoshmëri, nevojën për të vepruar e për të bërë gjithçka mundemi e për të mbrojtur vlerave të përbashkëta. Ky është premtim që do ta mbajmë gjatë gjithë kohës.”

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga ana tjetër, deklaroi se mbështetja e Tiranës për Ukrainën nuk do të mungojë kurrë.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

Advertisement

“Të japim një mesazh nga Tirana që jo vetëm nuk harrohet, por jemi të mobilizuar për të mbështetur, ndihmuar, përkrahuar dhe për tu solidarizuar me Ukrainën mike. duke bërë gjënë e duhur ata që mbështesin Ukrainën. Secili prej nesh mund të bëjë diçka, dikush mund të punësojë ukrainasit e strehuar këtu. Nëse nuk është Ukraina e lirë, nuk mund të themi që kemi një botë të lirë.”

 

Teksa Ukraina vazhdon të luftojë për liri, ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, vlerësoi Shqipërinë për mbështetjen e saj humanitare, financiare dhe ushtarake.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy