Tragjedia në Himarë/ Çuçi: Fajtorët janë para drejtësisë, jam përpjekur të flas me veprime konkrete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Himarë/ Çuçi: Fajtorët janë para drejtësisë, jam përpjekur të flas me veprime konkrete

Ministri I Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për tragjedinë e Himarës, ku humbi jetën një 7 vjeçare pas përplasjes me skaf nga ish oficeri Arjan Tase.

 

Në një postim në Facebook, Çuçi shkruan se gjatë kësaj kohe është mundur të flas me veprime konkrete ndaj fajktorëve, të cilët sot ndodhen para drejtësisë.

 

Advertisement

Ai shton se kjo është rruga më e mirë dhe e duhura për të respektuar dhimbjen e familjes së vogëlushes dhe të afërmve të saj.

 

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

 

Advertisement

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

 

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij”, shkruan Çuçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy