Tragjedia në Himarë/ Reagon Rama: S’ka fjalë ngushëlluese, fajtori të marrë ndëshkim ekstrem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia në Himarë/ Reagon Rama: S’ka fjalë ngushëlluese, fajtori të marrë ndëshkim ekstrem

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reguar në lidhje me përplasjen për vdekje të të miturës në Himarë nga një mjet lundrues në breg të detit.

 

 

Përmes një postimi në Twitter Rama ka i shprehur ngushëllimet familjarëve ndërsa ka kërkuar ndëshkimin ekstrem për autorin e ngjarjes së rëndë.

Advertisement

 

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”

 

Më tej Rama ka bërë edhe një koment ku shprehet se politika po përdor ngjarjet e rënda për të ushqyer sipas tij, luftën e paudhë.

Advertisement

 

“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy