
Një burrë 55-vjeç ka humbu jetën në mënyrë tragjike, teksa qëndronte në oborrin e banesës së tij në Bulqizë.
Policia njofton se burri gjeti vdekjen pasi e shtypi një kamionçinë, e cila nuk ishte siguruar mirë nga 39-vjeçari.
Ky i fundit ka qenë duke ngaruar disa gurë në mjet dhe në një moment, mjeti ka rrëshkitur, duke zënë poshtë 55-vjeçarin.
Bulqizë/Informacion paraprak
AdvertisementNë fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.
Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.
AdvertisementDrejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.