Trajnohen punonjësit e “Melia”/ Hoteli me 5 yje do të ofrojë shërbime unike me standardet më të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajnohen punonjësit e “Melia”/ Hoteli me 5 yje do të ofrojë shërbime unike me standardet më të larta

Teksa hoteli më i madh në rajon, “Melia” në San Pietro Resort, po mer formë çdo ditë e më shumë për t’i paraprirë hapjes së madhe në muajin maj, dhjetëra punonjës po trajnohen për të ofruar shërbimin më të mirë ndaj turistëve të huaj dhe atyre vendas.

 

Një ditë dedikuar stafit, i cili tashmë është pjesë e hotelit dhe që do të përcjellë vlerat më të mira të brendit ndërkombëtarë spanjoll. Dhjetëra të rinj dhe të reja, që janë rekrutuar për të punuar, janë njohur me ambientet e bollshme që ofron, me qëllim njohjen e çdo hapësire të hotelit me 5 yje, të vetmit me konceptin “gjithçka të përfshirë”.

 

Advertisement

“Është një ditë ku ne duam që të përçojmë vlerat e këtij brendi. duke ja prezantuar stafit, pasi tashmë ata i përkasin familjes së madhe të “Melia Internacional”. Ishte momenti t’i përçonim atyre mesazhin e përkatësisë, së fundmi edhe me hotelin më të ri “Melia Durrës””, u shpreh Erinda Male, drejtore e burimeve njerëzore në “Melia Durrës”.

 

Hapja paraprake është 1 prilli, kohë që janë bërë rezervimet e para, ndaj dhe stafi ka marrë trajnimet e nevojshme për të ofruar shërbimin më cilësorë, që sot i mungon tregut turistik.

 

Advertisement

“Kemi bërë së sërë trajnimesh sa i përket sistemet që përdorim, për shërbimet që do të ofrojmë, për mikpritjen, për komunikimin duke mësuar standardet më të larta që “Melia Internacional” ofron”, u shpreh Anxhela, menaxhere në recepsion. 

 

Janë 475 dhoma, ambiente relaksi, argëtimi, kuzhina të ndryshme  që këtë sezon pritet të bëjnë kthesë në turizmin vendas. Një fokus të veçantë do të kenë edhe ambientet argëtuese si për fëmijë ashtu edhe për të rritur.

 

Advertisement

“Hapësira e argëtimit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës, për fëmijët do të kemi lojëra të ndryshme, duke i ndërthurur ato brenda dhe jashtë ku do të shijohet dhe natyra që ofron hoteli përreth. Ndërsa për të rriturit sportet e ndryshme ujore do të organizohen në det, si joga, pilates, do të përdoren fushat për sporte të ndryshme si  volejboll, basketboll etj., si dhe  argëtime me muzikë në mbrëmje”, sqaroi Klejdi Metaj, departamenti i argëtimit në “Melia Durrës”.  

 

Ky investim, i pari dhe i vetmi deri tani i këtij lloji në turizmin shqiptar, vjen si një bashkëpunim i grupit investitor “Concord Investment” dhe grupit hotelier “Melia”, brendi parë prestigjioz në fushën e turizmit në Shqipëri.

 

Advertisement

“Melia Hotel” do të hapë zyrtarisht dyert në 26 Maj për të pritur klientët nga Britania Madhe, Gjermania, Spanja etj., me mirëseardhjen spanjolle dhe atë shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy