Tre të vrarë në Kosovë”/ Rama: Jetë të marra nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre të vrarë në Kosovë”/ Rama: Jetë të marra nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kosovë ku humbën jetën tre persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se autori meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë. Kryeministri ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe mbështetje institucioneve të Kosovës.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy