TRING hap dyert për fëmijët; argëtime dhe lojëra pa fund për festën e të vegjëlve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
TRING hap dyert për fëmijët; argëtime dhe lojëra pa fund për festën e të vegjëlve

E kthyer tashmë në një traditë të bukur, Tring hapi dyert këtë të shtunë për të gjithë fëmijët për t´u argëtuar, shplodhur dhe harxhuar të gjitha energjitë  e tyre.

 

Qindra të vegjël e prindër jo vetëm nga Tirana, por nga të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës u bënë pjesë e festës së organizuar me rastin e festës së fëmijëve.

 

Advertisement

Mes muzikës, personazheve shumë të dashur nga bota e kukullave, stendave të dedikuara për aktivitete kreative dhe argëtuese, fëmijët i kanë dhënë ditës së sotme më shumë ngjyra.

 

Argëtimi nisi në orët e para të mëngjesit dhe garat me makina, shëtitjet me kuaj poni, kërcime dhe lojëra të tjera kanë rrëmbyer vëmendjen e të vegjëlve.

 

Advertisement

FEMIJE

1- “Unë luajta gara me makina, por më shumë më pëlqeu me Poni.”

2- “ I kemi luajtur të gjitha lojërat.”

3- “Më pëlqen shumë Tringu kur ka organizimete tilla, mezi pres që të vij.”

Advertisement

 

Organizatorët e eventit shprehen se pjesëmarrja masive në festën është një nga shpërblimet më të bukura për angazhimin dhe investimin e pandërprerë për të ardhmen e fëmijëve në rrugën e tyre drejt rritjes dhe suksesit.

 

Ky është i treti vit që Tring realizon këtë aktivitet të madh, i cili në qendër ka fëmijët.

Advertisement

 

Tring e ka kthyer investimin te fëmijët në një traditë të rëndësishme, edhe përmes kanaleve televizive të dedikuara, platformave digjitale dhe aplikacionit Tring OTT, ku mund të aksesohen kudo dhe kurdo programacionet me fokus në fusha të ndryshme si shkenca, kultura dhe teknologjia.

 

Në mbyllje të festës, stafi ka mirëpritur fëmijët dhe prindërit që kanë vizituar mjediset e Tring, aty ku edhe prodhohen programet e preferuara të të vegjëlve.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy