
Tre ditë pas ekzekutimit mafioz të Gilmando Danit pranë Aeroportit të Rinasit, policia zbuloi një arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës.
Sipas policisë, Ylli Zalla, i cili është shpallur në kërkim është pronar i armëve.
Gjatë kontrolleve u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.
48-vjeçari Ylli Zalla u shpall në kërkim ndërsa policia po punon intensivisht për arrestimoin e tij si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.