“U mbars mali, polli një mi”, Rama për akuzat e Ahmetajt dhe opozitës: Hardhucat dhe zhapikët nuk e nëpërkëmbin dot Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“U mbars mali, polli një mi”, Rama për akuzat e Ahmetajt dhe opozitës: Hardhucat dhe zhapikët nuk e nëpërkëmbin dot Shqipërinë

Pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të emisionit italian “Report” në Rai 3, opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka organizuar një protestë para Parlamentit ditën e enjte.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rama ka reaguar për akuzat e opozitës dhe Arben Ahmetajt, ku deklaron se hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje!

Sipas tij, zhvillimin e Shqipërisë nuk e ndal dhe nëpërkëmb dot askush.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy