U shoqërua në polici pas një sherri/ 33-vjeçari shkatërron kamerën e sigurisë në qeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U shoqërua në polici pas një sherri/ 33-vjeçari shkatërron kamerën e sigurisë në qeli

Një 33-vjeçar me iniciale O.C. është arrestuar nga policia pas sherrit me një person në lagjen Cfakë në Gjirokastër.

 

Në momentin e shoqërimit ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas ka shkatërruar edhe kamerën e sigurisë në qeli.

 

Advertisement

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 33 vjeç, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër.

Ky shtetas, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy