Ulet lindshmëria në Elbasan/ Gjinekologët: Varfëria detyron çiftet e reja të shtyjnë sjelljen në jetë të një fëmije

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ulet lindshmëria në Elbasan/ Gjinekologët: Varfëria detyron çiftet e reja të shtyjnë sjelljen në jetë të një fëmije

Në Elbasan numri i lindjeve po shënon rënie vit pas viti. Të dhënat tregojnë se në tre muajt e fundit të 2022 erdhën në jetë 81 bebe më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

 

Sipas mjekes gjinekologe, Albana Oga, çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë.

 

Advertisement

 

Planifikimi familjar është një nga shkaqet e rënies së numrit të lindjeve. vetë qytetarët, veç kushteve ekonomike, thonë se të rinjtë e shtyjnë vendimin për ta zgjeruar familjen, për të mos pasur shumë angazhime.

 

Për sa i përket infertilitetit, ka një ndarje të barabartë mes meshkujve dhe femrave, të cilët nuk kanë mundësi të krijojnë një familje me fëmijë.

Advertisement

 

Në fakt, lindshmëria e pakët është një problem që ka prekur gjithë vendin.

 

Sipas INSTAT, në 3-mujorin e tretë të vitit 2022 u regjistruan 6.172 foshnje, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë të 2021.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy