Ulet ndjeshëm kalimi në pikën kufitare të Kapshticës/ Rritet qarkullimi në Qafë-Thanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ulet ndjeshëm kalimi në pikën kufitare të Kapshticës/ Rritet qarkullimi në Qafë-Thanë

Kanë rënë ndjeshem hyrje daljet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare që lidhën vendin tonë me Greqinë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 3700 shtetas shqiptar dhe të huaj.

 

Advertisement

Në kushte të tilla policia kufitare punon me dy sportele në dalje dhe po aq në hyrje. Edhe diten e sotme bëjnë më dije të njejtat burime levizjet kanë qenë normale në të dy anët e kufirit ndaj dhe për këtë edhe  pala greke ka punuar me katër sportele.

 

Në qoftëse në Kapshticë ka rënë ndjeshëm numeri i levizjeve në Qafë Thanë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në hyrje gjatë 24 orëve të fundit  ka qenë i lartë pasi kanë hyrë 2415 shtetas dhe kanë   dalë 1995 shtetas të tjerë.

 

Advertisement

Edhe në Qafë Thanë punohet me katër sportele, dy në hyrje dhe dy të tjerë në daljen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy